Shtatzënë dhe në lidhje jashtëmartesore, akuza të forta Melania Trump
Foto të Zonjës së Parë të SHBA Melania Trump, me një fustan blu të puthitur pas trupit kanë shkaktuar zëra se ajo mund të jetë shtatzënë.
Më 19 qershor, The Inquisitr publikoi foto të saj me fustanin 1695 dollarë nga Michael Kors Collection Pre-Fall 2017, me rastin e vizitës në Shtëpinë e Bardhë të presidentit të Panamasë Juan Carlos Varela dhe gruas së tij, Lorena Castillo Garcia de Varela.
Fustani duket se ishte katalizatori që bëri që kërkimet në Google për frazën “Melania Trump belly” (barku i Melania Trump) të rriteshin mbi 4000%, sipas statistikave të Google Trends, cituar nga The Inquisitr.
Fraza e kërkimit “Is Melania Trump pregnant?” (Është shtatzënë Melania Trump?) u rrit 1000% dhe “Melania Trump blue dress” (Melania Trump fustan blu) u rrit 750%, po aq sa dhe “Melania pregnant now” (Melania shtatzënë tani).
Zonja e Parë 47-vjeçare nuk do të ishte femra e parë e famshme që lind fëmijë në një moshë të tillë. Këngëtarja Gwen Stefani lindi në moshën 44 vjeç, aktorja Susan Sarandon në 45, ndërsa aktorja Gina Davis lindi binjakë në moshën 48 vjeç, sipas Parenting.
Por përveç zërave për shtatzaninë, janë shtuar edhe kërkimet me fjalët “Melania boyfriend” (Melania i dashuri), sipas motorit të kërkimit të Twitter.
Zërat online për telashe në martesën e Presidentit me Zonjën e Parë nuk janë gjë e re.
Më 21 maj, i vetëpërshkruari si “ish personel i Clinton” Claude Taylor shkoi në Twitter: “Më ka thënë një anëtar i medais se Donald dhe Melania kishin nënshkruar letrat e divorcit para zgjedhjeve dhe kishin arritur edhe marrëveshjen për ndarjen e pasurisë. Pastaj ai fitoi”.
“Këtë ma ka treguar një gazetar i njohur”, shpjegoi Taylor, në përgjigje të skeptikëve në Twitter, të cilët vunë në pikëpyetje burimin e tij të informacionit. “Burimi im është një reporter i mirënjohur. Jo në nivel familjar, por i njohur e i respektuar”.
Postimi i Taylorit mori 7000 likes dhe rreth 4000 ripostime.
Zëdhënësja e Zonjës së Parë, Stephanie Grisham, iu përgjigj këtyre deklaratave duke i cilësuar si absolutisht të rreme.
Një tjetër postim që mori dhenë ishte ai i një blogger-i popullor, i cili thotë se Melania ka një lidhje jashtë martese:
“Prej shumë vitesh Melania është e lidhur me shefin e sigurisë të Tiffany’s në Trump Tower… me dijeninë e DT. Ata kanë pasur një marrëveshje (të shkruar, besoj) që në rast se DT do të humbte zgjedhjet, do të divorcoheshin. Por pastaj ai fitoi. Kështu që iu desh të rinegocionin marrëveshjen. Ajo është e burgosur në atë martesë për sa kohë që ai është president. Kjo është e dukshme për këdo që ka sy. Melania duket mizerabël. Kjo është edhe arsyeja pse nuk ikën nga New Yorku”.