“Shtatzënë me binjakë”, Rama i nxjerr sekretin Eni Vasilit; Zbulon publikisht gjininë e bebave

Moderatorja e njohur, Eni Vasili është në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bëri të ditur “Panorama Plus” vetëm pak ditë më parë.

Mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama uroi moderatoren për shtatzëninë dhe zbuloi se ajo po pret binjakë.

“Së pari më vjen shumë mirë që të shoh nga afër, sepse doja sinqerisht të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë kur dëgjova që i ke vajza. Çdo të mirë dhe vetëm të mira. Nuk është sekret apo jo, është diçka që e ke thënë?”, u shpreh kryeministri.

“Jo është diçka që e ka thënë “Panorama” por është e vërtetë. Po e konfirmoj unë vetë tani. Është zyrtarisht e vërtetë. Jam shumë e lumtur për këtë”, u përgjigj Eni.

Share With:
Translate »
932 Views