Shtatzënë për herë të dytë, Miriami rrëfen emocionet e koncertit: “Tejkaloi çdo imagjinatë”

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj dhanë dje lajmin e mrekullueshëm se do të bëhen prindër për herë të dytë gjatë koncertit “Hapësira e një ëndrre” në Prishtinë.

Brohorimat e publikut nuk përmbaheshin kur Alban Skënderaj iu afrua Miriam Canit dhe preku barkun e saj duke lënë të kuptohej se çifti po presin fëmijën e dytë që do t’i bashkohet Amelisë 3 vjeçe.

Kështu zbuloi sot Miriam Cani, e cila publikoi në Instagram një postim ku shpreh emocionet pas koncertit i cili për të, tejkaloi çdo imagjinatë.

“3000 zemra që kënduan çdo fjalë e çdo tingull një zëri!
Gjithmonë e kam ditur që Prishtina dhe mbarë Kosova Albanin e ka shumë përzemër, por ajo që përjetova mbrëme tejkaloi çdo imagjinatë timen.
Ky koncert ishte vërtetë një ËNDËRR!
Thellësisht mirënjohëse!”

View this post on Instagram

Dhurata me e bukur ne jete 👼🙏

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

Share With:
Translate »
1396 Views