Shtatzënë për herë të parë? Dafina Zeqiri tregon barkun e rrumbullakosur

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek po e shijojnë në maksimum lidhjen e tyre të dashurisë. Ato shihen kudo bashkë dhe nuk ngurrojnë të na e tregojnë këtë nëpërmjet imazheve që ato publikojnë. Dyshja së fundmi kanë udhëtuar drejt Turqisë për të shijuar disa ditë pushime.

Këngëtarja ka bërë një postim që ka befasuar jo pak ndjekësit. Ajo ka shfaqur barkun në një video, në mbishkrimin e së cilës përmes emoji-ve ka shkruar “foshnje apo buka e tepërt”.

Siç shihet nga pamjet, Dafina duket në një restorant dhe mesa duket gjithçka është në kuadrin e një shakaje.

Share With:
Translate »
425 Views