“Shtatzënë sërish”? Ariana Fejzullahu ngre dyshime me foton e fundit, pak muaj pasi u bë nënë për herë të 4-t

Në tetor ajo u bë nënë për herë të 4-t dhe zbuloi se nuk do ta lërë me kaq!

Ariana Fejzullahu lindi vogëlushen e saj Ana, sipas emrit Ariana, rreth 3 muaj më parë, duke e zgjeruar kështu familjen e saj.

Por Ariana u shpreh se nuk ka mbaruar me kaq, ndërsa i premtoi bashkëshortit se do të ketë raste kur ta vendosë emrin e tij.

Ajo ka shprehur dëshirë që ta bëjë dialin me një vëlla, dhe kaq mjafton që të lindin dyshime në mesin e fansave të saj.

Së fundi, në një foto nga Maldives, Ariana lë vend për dyshime pasi pantallonat me prehër të lartë e bëjnë të duket me barkun e rrumbullakosur.

“Prap shtatzënë”?, e pyesin komentuesit.

Ne mendojmë se është thjesht pozicioni i fotos, por duke pasur parasysh dëshirën e Arianës dhe Ermalit për një familje të madhe, më mirë po heshtim!

Share With:
Translate »
791 Views