Shtatzënia dhe faktori Rh(-), ja se çfarë duhet të dini
Gratë të cilat kanë grupin e gjakut Rh-negativ, gjatë shtatzënisë së tyre ato duhet të kenë një përkushtim më shumë. Zakonisht, në të kaluarën Rh-negativ shpesh ishte faktorë ndikues që dërgontë në abort në tremujorin e dytë apo të tretë. Por, sa e shpesh mund të jetë kjo gjendje?
Në kohën e sotme, kjo ndodh shumë rrallë pasi grave shtatzëna që kanë këtë grup të gjakut u jepet injeksioni RhoGAM për të zvogëluar këtë rrezik shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Çfarë është faktori Rh?
Ashtu si njerëzit kanë grupe të mëdha gjaku (A, B, AB ose O), ata gjithashtu kanë një grup gjaku me faktorin Rh 1, i cili zakonisht shënohet si Rh-pozitiv ose Rh-negativ.
Më shumë se 85% e njerëzve janë pozitivë për proteinën Rh(D), e cila njihet si Rh-pozitive
Sensibilizimi ndaj faktorit Rh mund të konsiderohet si zhvillim i një reagimi ndaj gjakut të foshnjës suaj.
Qelizat e gjakut nga një fetus Rh pozitiv mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut gjatë shtatzënisë dhe të nxisin zhvillimin e këtyre antitrupave.
Kjo mund të ndodhë vonë në shtatzëni ose gjatë lindjes dhe gjithashtu mund të ndodhë nëse keni një abort ose shtatzëni ektopike.
Nëse kjo është shtatzënia juaj e parë Rh-pozitive, fetusi zakonisht nuk preket pasi kërkon kohë që antitrupat të zhvillohen.
Në shtatzënitë tuaja të ardhshme, këto antitrupa mund të kalojnë përmes placentës dhe të sulmojnë qelizat e kuqe të gjakut Rh-pozitive në fetusin në zhvillim. Kjo mund të dërgojë në sëmundje hemolitike të të porsalindurit ose në abort.
Për të parandaluar formimin e këtyre antitrupave, mund të merrni një injeksion të RhoGAM (imunoglobulinë Rh ose RhIg).
Ky injeksion përmban antitrupa që do të ngjiten në çdo qelizë Rh-pozitive. Kjo ju pengon të zhvilloni antitrupat tuaj që mund të shkaktojnë probleme në shtatzënitë tuaja.
Nëse jeni Rh-negativ, do t’ju jepet ky injeksion në javën e 28-të të shtatzënisë.