Shtatzënia e padukshme e Ilva Tares, të gjitha truket elegante të gazetares
Ilva Tare vazhdon ende sezonin e gjatë dhe të ngarkuar televiziv të këtij viti zgjedhjesh të përgjithshme. E pranishme në studion e Tonight fillimisht çdo javë e më pas më shpesh, për të ndjekur ritmin e zgjedhjeve, gazetarja ka përballuar një vëllim të madh pune. Dhe thuajse të gjithë harronim që ajo është shtatzënë…Ilva po pret fëmijën e dytë me partnerin e saj, Eduard Selami, një djalë këtë herë, sipas mediave. Megjithatë gazetarja nuk e ka ndryshuar aspak ritmin, madje duket sikur as nuk ka dashur që shtatzënia e saj të binte shumë në sy, për t’u kthyer ndoshta në protagoniste. Tavolina e lartë e ka mbuluar gjatë gjithë kohës barkun, ndërsa në komunikimet e shpeshta live, veshjet mezi i lejojnë sytë kureshtar të shohin diçka më shumë. Ajo gjithashtu vendos shpesh duart para barkut, ose mban filxhan ne dore. RC