Shtëpia e Ledionit ndezi dritat e festës, këtë vit edhe London ka një rol të rëndësishëm
Ledioni është ndër të paktët personazhe të njohur që vdes nga dëshira ta bëjë sa më shpejt gati pemën e festave. Vit pas viti, ai dhe miqtë e tij, si Xhemi, Arbana apo edhe Eno, bëjnë “garë” për pemën më të bukur dhe atmosferën më festive.Por këtë herë, duket se moderatori i Top Channel ia ka dalë për të qenë në krye të listës. Dhe dëshira e hershme, pa dyshim vjen edhe nga London, djali i tij që pas pak ditësh feston 1-vjetorin e lindjes.Kjo është pamja e këtij viti në shtëpinë e Ledionit.
Pema, këtë herë është e bardhë dhe me shumë drita. Ekrani i madh me blunë karakteristike në qendër reflekton mbi ngjyrat pastel dhe neutral të sallonit. Në të majtë, një tortë limoni ka nisur të ngacmohet nga dikush që, me siguri nuk është Ledioni. Është edhe Jobs, jo vetëm miku i ngushtë i familjes, por edhe një dekor i përvitshëm në raste festash.