Shtohen virozat tek fëmijët
Javët e fundit janë shtuar vizitat te mjekët pediatër. Moshat 0- 7 vjeç janë dhe vogëlushët që drejtohen më shumë në qendrat shëndetësore.
Pediatri Bektash Mandri tha se prindërit nuk duhet të marrin përsipër të trajtojnë në kushte shtëpie fëmijët e tyre kur temperatura u shkon mbi 39 gradë Celsius, sepse pasojat mund të jenë të rënda.
Rastet e shtuara të fëmijëve me probleme të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes janë shtuar edhe për shkak të ndryshimit të ndjeshëm të temperaturave.