‘Shtova 30 kile’, Tuna zbulon si u rikthye në super formë pas lindjes

Ashtu si çdo nënë edhe Tuna gjatë muajve të shtatzënisë shtoi në peshë e madje ky ndryshim i trupit të saj u komentua shumë në media. Nuk kaloi shumë nga lindja dhe Tuna i riktheu sërish format trupore duke i habitur të gjithë.

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, këngëtarja tregoi se stërvitet dy herë në ditë, shkon edhe në qendër dobësimi, por vetes nuk ja ndalon ushqimet.

“Të gjitha i provova. Dy herë në ditë stërvitem por prapë nuk ja ndaloj vetes ushqimin. Shkoj edhe në qendër dobësimi. Kisha nutricioniste që më rrinte gati me konusimimin e vitaminave të nevojshme, por nëse më hahej ndonjë pite, krelan me duqa nuk ja ndaloja vetes. Shtova 30 kilogramë dhe ishin sfidë e madhe. Dua të përmend në gënjeshtër që më kanë thënë se do dal 15 kile minus nga lindja, kam punë me ata”, u shpreh Tuna.

Share With:
Translate »
767 Views