Shtrohet në klinikën private, 7-vjeçarja shqiptare vdes nga mbidoza e anestezisë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Prishtinë. Një vazjë 7 vjeçare ka ndërruar jetë. Mësohet se viktima kishte shkuar në një klinikë private për të bërë një rezonancë magnetike të kokës, ndërsa ka ndërruar jetë nga mbidoza e anestezionit.
Vajza është dërguar në një Klinikë private në lagjen Ulpiana për të bërë rezonancën magnetike. Ajo ka vdekur si pasojë e mbidozës së anestezionit. I kanë dhënë fillimisht por gjatë kohës që ka qenë duke e bërë rezonancën ajo është zgjuar dhe pastaj i kanë dhënë mbidozë.
Kështu ka rrëfyer për mediat xhaxhai i vajzës.
Vdekja e saj është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rasti po cilësohet si “Vdekje e dyshimtë”. Ndërsa tha se ngjarja do të hetohet: