Shumë e fryrë dhe shumë e uritur, ja si duket Kylie në ditë e fundit të shtatzanisë
Fansat janë lodhur me të vërtetë shumë nga Kylie Jenner dhe vendimi i saj për t’u zhdukur nga rrjetet sociale, nuk është pritur aspak mirë.
20-vjeçarja është shtatzënë dhe pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me të dashurin Travis Scot, por për arsye të ndryshme ka zgjedhur që mos ta konfirmojë si lajm. Disa burime shprehen se nuk po e bën një gjë të tillë pasi në këto momente nuk e ka pranë Travis Scot sepse është në turne, disa të tjerë thonë se nuk është mësuar me ndryshimet që po i ndodhin në trup dhe po i përjeton jo shumë mirë.
Arsyet nuk dihen me siguri, por ajo që dihet është se mbi të voglën e familjes Kardashian/ Jenner po ushtrohet një presion shumë i madh nga të gjitha anët, qoftë nga motrat, sipas të cilave nuk është në favor të familjes një vendim i tillë, ashtu edhe nga fansat, që po e shprehin zemërimin e tyre në çpo postim që Kim, Khloe, Kriss, Kourtney bëjnë në Instagramm
Ndonëse ajo nuk e ka konfirmuar, nuk u ka shpëtuar dot paparacëve. Në foton e publikuar nga ata pak ditë më parë, Kylie shfaqet duke ngrënë dhe me disa kg më shumë, por për hir të së vërtetë diçka e tillë është mëse normale dhe nuk na bën aspak përshtypje.
Ne vazhdojmë të jemi të pritje të konfirmimit të lajmit, nuk e kemi humbur ende durimin…