Shumë shpejt nënë për herë të dytë, ja si duket Miriam Cani në muajin e 5-të të shtatzënisë
Çifti i njohur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani pritet që shumë shpejt të bëhen prindër për herë të dytë.
Ka qenë vetë çifti që e ka bërë publik lajmin gjatë koncertit të Albanit në Kosovë.
Mirëpo gjatë kësaj kohe dyshja nuk kanë dhënë m shumë detaje, përveç faktit që Miriami zbuloi se ishte 4 muajshe shtatzënë dhe se ende nuk e dinin gjininë e bebit.
Gjatë ditë së sotme, ajo ka postuar një foto në Instagram, ku nuk kanë munguar komentet e shumta.
Të gjithë miqtë e saj i kanë nxjerrë në pah nurin e shtazënisë dhe ëmbëlsinë që e karakterizon.
