Shumë shpejt prindër për herë të parë, Afërdita dhe Jakub qëllojnë në shenjë me ‘look-un’ e ‘Halloween’

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl pritet të bëhen prindër për herë të parë ne vetëm pak muaj. Dyshja ka ndarë gjatë këtyre javëve emocionet e veçanta që ka ndjerë, teksa bebi rritet.
Jakub e ka shoqëruar Afërditën në çdo aktivitet të sajin dhe nuk ka harruar të kujdeset edhe duke i shërbyer teksa kalojnë kohën e lirë.
Së fundmi dyshja ka marrë vëmendjen e të gjithëve me kombininin e zgjedhur për ‘Halloween’. Ka qenë Afërdita ajo e cila ka ndarë disa foto me Jakub në krahë, të dy të veshur si studentë.
Nga komentet befasuese duket se dyshja e ka arritur qëllimin e kësaj feste e cila pritet në format më të ndryshme në gjithë botën.
Nuk dihet nëse vitin e ardhshëm Jakub dhe Afërdita do të gjejnë po të njëjtën kohë për të sjellë personazhe pasi djali i tyre do të jetë shumë i vogël e do të kërkojë vëmendjen maksimale, megjithatë me siguri kjo pamje e dyshes do të mbetet në memorien e të gjithëve.

Share With:
Translate »
499 Views