“Shumicën e rasteve është duke u zënë”, vajza e Iris Luarasit komenton debatet televizive të pedagoges

Iris Luarasi dhe vajza e saj, Ashli Abigail rrëfyen në “Rudina” në Tv Klan marrëdhënien e tyre të afërt nënë e bijë. Nga hera e fundit që Ashli ka qenë  pjesë e programit të pasdites, kanë kaluar 6 vjet dhe raporti i tyre ka ndryshuar tani që ajo është adoleshente.

Gjatë intervistës përkrah nënës, Ashli u gjend edhe para pyetjeve pak ‘pikante’ për Irisin ku nuk ngurroi të jepte disa përgjigje me doza humori.

Rudina Magjistari: Ashli, e shikon mamin në debate televizive?

Ashli Abigail: Ndonjëherë. Nuk e di pse, por s’e di si ndihem kur e shoh mamin në televizor.

Rudina Magjistari: Pse?

Ashli Abigail: Shumicën e rasteve është duke u zënë me dikë. Ngaqë e kam mama, normalisht që unë do filloj ta marr inat personin tjetër që është kundër mamit.

Rudina Magjistari: E përjeton emocionalisht.

Ashli Abigail: Po ndërkohë kam babin ngjitur që më thotë “jo, jo s’ka problem se kështu ndodh”.

Share With:
Translate »
210 Views