Si abuzimi nga partneri gjatë shtatzënisë ndryshon trurin e bebeve

Foshnjat e lindura nga nëna që përjetojnë dhunë në familje gjatë shtatzënisë kanë ndryshime në strukturën e trurit, sugjeron një studim i ri.

Amigdala, zona ka qenë e lidhur me emocionet, është më e vogël tek vajzat, nënat e të cilave janë abuzuar gjatë 9 muajve që i mbanin.

Tek djemtë, bërthama kaudate është rritur. Kjo zonë e trurit është e lidhur me funksione që përfshijnë kujtesën, mësimin dhe shpërblimin.

Studiuesit në Universitetin e Bath, analizuan skanimet e trurit të 143 foshnjave të Afrikës së Jugut, nënat e të cilëve kishin qenë subjekt i dhunës nga partneri intim gjatë shtatzënisë. Dhuna nga partneri intim përfshin abuzim ose sulm emocional, fizik dhe/ose seksual.

Ndryshimet e hershme në strukturat e trurit mund të shpjegojnë pse fëmijët, nënat e të cilëve përjetojnë nivele të larta stresi gjatë shtatzënisë, kanë më shumë gjasa të kenë probleme psikologjike në fëmijëri ose në jetën e mëvonshme.

Dallimet seksuale në zhvillimin e trurit mund të ndihmojnë gjithashtu në shpjegimin pse vajzat dhe djemtë shpesh zhvillojnë probleme të ndryshme të shëndetit mendor. Megjithatë, studiuesit paralajmëruan se studimi nuk analizoi zhvillimin emocional dhe kognitiv te fëmijët.

Share With:
Translate »
142 Views