Si baba dhe si shok, Igli Tare ka një mesazh për djalin e tij

Etienne Tare është një i ri i talentuar që mban mbiemrin e një prej personaliteteve më të fuqishëm në botën e sportit italian, Igli Tares. I aktivizuar në ekipin U-19 të Lacios, Etienne dëshiron që një ditë emri i tij të jetë aq i madh sa Igli të quhet “babai i Etienne” e jo ta njohin si djalin e tij. Megjithatë, ndërsa rruga e suksesit është e gjatë dhe e mundimshme, babai i tij ka një mesazh për të birin në “Rudina” në TV Klan.

Igli Tare: E di që sot je në emisionin e Rudinës dhe thjesht doja të të jepja një mesazh si baba dhe si shok. Si baba, jam njeriu më i lumtur në botë sepse Zoti ma ka plotësuar dëshirën për të të bërë atë djalë që je, për edukatën, respektin, dashurinë që ke për familjen dhe për Shqipërinë. Si shok, do doja që të gjesh rrugën tënde në jetën tënde dhe ta mbash gjithmonë kokën lart sepse je një djalë që e meriton. Ta dish që kudo që të jem, do jem gjithmonë pranë teje. Të përqafoj dhe të puth fort.

Share With:
Translate »
135 Views