Si çdo adoleshente, edhe Jonida e ka ‘mërzitur’ mamin: Ajo ka qarë për një kohë të gjatë

Jonida Maliqi është një nga ato këngëtare që nuk e ka pasur asnjëherë frikë ndryshimin. Ajo ka prekur ekstremet me eksperimentimin në look prej vitesh. Nga bionde në brune, flokëkuqe, shpesh me gjatësinë mbi supe dhe më rrallë me flokë të gjatë, Jonida nuk ka nguruar të tregojë për to. E ftuar në ‘Pop Culture’ ditën e sotme ajo ka zbuluar herën e parë që ndryshoi flokët dhe kujt ia besoi.

“Kam qenë me korin e Liceut Artistik në Zvicër. Shkuam në një supermarket dhe bleva në shampocolor. Kur u kthyem në hotel, mi lyen shoqet. I bëra flokët  e zeza. Isha 16-17 vjeç”,– tregoi këngëtarja. Ndërsa më tej Jonida tregoi eksperiencën e parë me tatuazhet, e cila i përket po të njëjtës periudhë.

“Kam bërë një tatuazh kur kam qenë 16 vjeç. Për më shumë se një vit, iu luta mamit të kisha një byzylyk të hollë në dorë. Kur më në fund pranoi, shkova me vrap dhe realizova një diell të madh në dorë. Mami ka qarë për një kohë të gjatë”,-rrëfeu ajo.

Mesa duket gjërat nuk paskan qenë aq të lehta për t’u pranuar, por për një person si Jonida që i pëlqen ndryshimet, dëshira e madhe ka qenë ndihma kryesore./

Share With:
Translate »
853 Views