Si do vishen princ George dhe princesha Charlotte në dasmën e xhaxhait të tyre?
Në maj të vitit 2018, Princ Harry dhe Meghan Markle do të kurorëzojnë në martesës dashurinë e tyre, dhe padyshim do të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit, e ku do të marrin pjesë familjet mbretërore nga e gjithë bota.
Përveç dhëndrit dhe nuses, një vëmendje jo pak e madhe do të shkojë edhe për çiftin tonë të preferuar…nuk e kemi fjalën për Kate dhe princ Uilliam, por për George dhe Charlote. Që tani kanë nisur diskutimet se si do të vishen dy yjet mbretërore. Ajo për të cilën nuk ka aspak dyshime është se ata do të jenë të pranishëm dhe do të jenë shoqëruesit e nuses. I mbani mend sa të adhurueshëm ishin në dasmën e tezes së tyre, Pippa? Nëse jo, po ju sjellim ne një fragment të vogël.
Mësohet se në dasmën e xhaxhait të tyre, Charlote pritet të veshë një fustan të bardhë, të ngjashëm me nusen, e ndërsa George do të vijë këtë herë shumë ndryshe, pasi do të jetë i veshur me uniformë ushtarake.



