Si dy motra! Sa është rritur vajza e Diellza Kolgecit, tani është shoqëruesja e mamit në çdo hap
Në një foto të publikuar së fundmi, Diellza dhe Helena duken si dy motra, të veshura njësoj me fustane verore me motive pikash, duke shëtitur dorë për dore buzë bregdetit.
Nën qiellin e kthjellët dhe rrezet e diellit, pamja është idilike dhe plot dashuri,
Diellza ka treguar edhe njëherë se lidhja me vajzën e saj është e pazëvendësueshme, duke i dhënë kuptim shprehjes se ndonjëherë, shoqja më e mirë është pikërisht bija jote.

