Si dy pika uji: Ermal Meta prezanton vëllain identik me të
Ermal Meta, një nga këngëtarët shqiptar më të komentuar këtë vit për pjesëmarrjen në Eurovision, ditën e djeshme ka pasur gëzim familjar pasi motra e tij është martuar. Ermali ka postuar një foto me të në rrjete sociale dhe i ka kushtuar një dedikim.

Në foto shfaqet edhe vëllai i Ermalit dhe të dy ngjajnë si dy pika uji, me flokë kaçurrela dhe buzëqeshje njësoj, teksa pozojnë me motrën nuse mes tyre.
“Kush nusja më e bukur në botë? Udhëtim të bukur dhe shpresoj të jesh e lumtur dhe e ndritshme siç je në këtë foto. Unë do të shoh nga larg dhe sa herë do të kesh nevojë për mua do të tërheqësh atë fije diamanti që na lidh, unë do ta dëgjoj dhe do të vrapoj drejt teje. Kjo është dashuria!”, është dedikimi i Ermalit për të motrën.

