Si dy shokë! Eno Popi rikthehet në Instagram me të bijën dhe sytë zemra
Eno Popi është shumë diskret për jetën private të tij dhe nuk publikun shumë foto në rrjetet sociale.
Por, sot ka bërë një përjashtim duke vendosur të ndajë një foto me vajzën e tij pas kaq shumë kohësh dhe siç mund ta shihni Liv qenka rritur kaq shumë
Në postimin e ëmbël në Instagram moderatori shfaqet krah vogëlushes së tij, duke na dhuruar këtë set të mrekullueshëm fotografik.
View this post on Instagram
Liv erdhi në jetë në 2018, me misionin për t’i ndryshuar tërësisht jetën prindërve të saj, Enos dhe partneres së tij, Atena Palit. Ata vendosën që ta mirëprisnin vajzën e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që aktualisht Atena dhe Liv jetojnë në Kanada
Gazetari është treguar shpesh i rezervuar në deklaratat e tij publike për prindërimin apo jetën private në tërësi.