Si e dalë nga filmat! Ajola Xoxa na tregon për rininë e gjyshes së saj balerinë në Moskë dhe ne mbetëm pa fjalë

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ka bërë një dedikim për gjyshën e saj, balerinë e njohur Ganimet Vendresha, në 88 vjetorin e lindjes.

Xoxo ka ndarë disa foto kur gjyshja e saj kur ishte në moshën 25-vjeçare, teksa tregon sesi ajo iku në Moskë për të studiuar për balet dhe ku njohu dashuinë e jetës.

Ajola e trishtuar thotë se gjyshja këto 6 javët e fundit nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se së fundmi ka pasur një arrest kardiak.

“Uroj te kete ende vite per te qendruar me ne, por edhe ne qofshin vetem dite, do te jene ato te dikujt qe ka bere vecse mire ne jete, e qe ka ndricuar zemren e kujtdo e ka patur prane.  Te dua aq shume gjyshja ime e mire, e bukur dhe me shpirt te bute. Jam me shume fat qe nje pjese e jotja jeton tek une”shkruam ajo ndër të tjera.

Postimi i plotë i Xoxës:

Ne foton e pare, gjyshja ime Ganimet Vendresha, eshte 25 vjec. Sot ajo mbush 88 vjec.

Me e vogla e 8 femijeve. 16 vjec u largua per ne Moske per te studiuar prane Shkolles se Baletit te Bolshoi Teater, e ne kete udhetim u njoh me gjyshin tim. Atje jetuan 8 vite e kur u kthyen themeluan Shkollen Baletit e me vone ishin drejtuesit e pare te baletit ne themelimin e Teatrit te pare te Operas dhe Baletit ne Shqiperi.

Gjyshi ka patur pasion fotografine, duke na lene nje pasuri te pamateshme. Gjithashtu, ai ka mbajtur ditar deri ne fund te jetes se tij. Qe e vogel nisa ta lexoja dhe eshte nder historite e para te dashurise qe kam lexuar, permes fjaleve te vete gjyshit, nga djale ne burre. Eshte edhe me e bukura. Dashuria (edhe jeta) e tyre ka qene si ato qe enderrojme te gjithe: e vertete, e pafund, e pamposhtshme, pa hije.

Sot gjyshja mbush 88 vjec dhe ne 6 javet e fundit ka hyre e ka dale nga spitali tri here. Pas nje arresti kardiak, ne daten 23 gusht u rikthye ne jete nga Dok. Alfred Nona, njeri i cilesive te rralla.

Nje pjese te saj tashme e kemi humbur pergjithmone. Javet e fundit kane qene shume te renda per familjen tone.

Une jam rritur nga dy prinderit e mi dhe nga kjo gjyshe, e pas humbjes se babit 3 vite me pare, semundja e gjyshes ma ka copetuar shpirtin. Por ne te gjithe kete trishtim, vazhdoj mendoj se nje jete si jeta e saj eshte fati me i madh qe dikush mund te kete: 88 vite te mbushur me dashuri, shume dashuri, me qetesi, miresi, besim, me vertetesi, duke kerkuar te bukuren e te miren ne cdo gje. Te gjithe studentet dhe miqte e saj e kujtojne si shpirti me i paster qe kane njohur, si nje njeri i dedikuar ndaj familjes dhe punes pa u ankuar kurre.

Pavaresisht loteve qe me shkojne cdo dite ne javet e fundit, jam e lumtur qe gjyshja ka patur nje jete pafund te bukur e njekohesisht te jashtezakonshme (e keto te dyja shume rralle vijne bashke).

Uroj te kete ende vite per te qendruar me ne, por edhe ne qofshin vetem dite, do te jene ato te dikujt qe ka bere vecse mire ne jete, e qe ka ndricuar zemren e kujtdo e ka patur prane.

Te dua aq shume gjyshja ime e mire, e bukur dhe me shpirt te bute. Jam me shume fat qe nje pjese e jotja jeton tek une.

    Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 1 person

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 1 person, fëmijë, në këmbë dhe ambiente të jashtme

Share With:
Translate »
120 Views