“Si e lashë vajzën”…Linda Halimi, shumë pishman për eksperiencën e saj në BBV Kosova

Këngëtarja Linda Halimi ka dhënë një intervistë, ku ka folur hapur për përvojat e saj të veçanta gjatë qëndrimit në ‘Big Brother VIP Kosova’.

Ajo ka treguar se ka pasur momente kur ka vënë në dyshim vendimin e saj për të qëndruar në shtëpinë e Big Brother, sidomos duke pasur parasysh se kishte lënë jashtë vajzën e saj të vogël.

“Burri dhe vajza ishin kënaqur, kishin shkuar në DisneyWorld, kishin shkuar në Zvicër te familja, dhe madje edhe në vende që unë s’kam shkuar me ta, ata kishin shkuar vet, dhe kishin kaluar shumë mirë shyqyr’.

Ndjesia e fajësisë duket se është një luftë e brendshme për këngëtaren.

“Por unë ende edhe sot, çdo mëngjes them ‘o Zot qysh pata mundësinë, me sa palë mend në kokë e kam lënë vajzën vet, nuk është e mundur’,” pohon ajo.

Linda Halimi

Share With:
Translate »
81 Views