Si e mori vesh Princi Harry vdekjen e të ëmës, Dianës?

Princi Harry ka folur për Princeshën Diana dhe ka zbuluar detaje rreth pikëllimit të tij për vdekjen e saj dhe sesi i ati Charles ia dha lajmin.

Në kujtimet e tij, “Spare”, të botuar pesë ditë më parë në Spanjë, Harry thotë se për vite me radhë mendonte se nëna e tij ishte fshehur. Princesha Diana ishte vetëm 36 vjeç kur u vra në një aksident automobilistik në Paris në gusht 1997.

Harry kujton momentin tragjik kur mësoi për vdekjen e nënës së tij. Princi, i cili në atë kohë ishte 12 vjeç, tregon se babai i tij Charles ishte ulur buzë shtratit të tij, duke e quajtur ” bir i dashur ” dhe duke i shpjeguar se kishte ndodhur një aksident me makinë dhe se Diana nuk ishte shëruar nga plagët e saj.

Harry raporton se ai nuk qau dhe se babai i tij nuk e përqafoi, por përkundrazi i vuri dorën në gju dhe i tha se gjithçka do të ishte në rregull. Charles tashmë ia kishte përcjellë Uilliam-it lajmin e hidhur.

Share With:
Translate »
86 Views