Si e pritën fëmijët sherrin e prindërve në televizion? Vjollca rrëfen edhe jetesën me Zenunin: Më mban në pëllëmbë të dorës

“Çfarë e dua unë atë. Ma dhanë me zor.”

Kështu iu drejtua Vjollca bashkëshortit të saj, Zenunit në emisionin “Shihemi në gjyq”, më shumë se një vit më parë.

Ajo u bë e famshme për batutat e saj, të cilat u bënë “meme” kudo në rrjet.

Ndonëse në atë emision, Vjollca nuk donte të jetonte më me Zenunin, “ta lante, ta shplante”, por të jetonte jetën e saj, së fundmi në një intervistë për “Real People” në “Euronews” ajo shfaqet ndryshe.

Vjollca ndër të tjera tregon historinë e saj si e njohu bashkëshortin, ku ndryshe nga batutat e saj virale, këtu shprehet se ai e mban në pëllëmb të dorës.

“Kam qenë 24 vjeç kur jam bërë nënë, 1 vit pasi jemi martuar. Zenuni më mban në pëllëmbë të dorës. Unë kam punuar gjithmonë, edhe Zenuni punonte. Unë Zenunin e kam parë ditën kur jam fejuar. Më pas vinte te puna. Ka qenë shumë i bukur. Herën e dytë më ngjiti pak”- tregoi ajo.

Më tej Vjollca shtoi se Zenuni nuk e ka mërzitur kurrë, madje e ka ndihmuar edhe me punët.

“Sapo kishte ardhur nga ushtria, ishte i shëndoshë. Në atë kohë i donin gratë e shëndosha, por unë isha elegante. Nuk më mërziste, ishte çun punëtor, kishte të gjitha anët pozitive. Më ndihmonte me punët”-u shpreh Vjollca.

“Fama” që të jep televizioni është e vështirë për t’u përballuar, sidomos nga njerëzit e thjeshtë.

Teksa Vjollca tregoi se është penduar për daljen e saj që u bë virale, ajo u shpreh se as fëmijët nuk e kanë pritur mirë.

“Nuk na folën, u mërzitën shumë. Një nuse nuk na flet fare. Më thonë që e ka marrë vesh veriu e jugu, keni nipa e mbesa për të martuar, na fëlliqët. U mërzita shumë na u shtua më shumë stresi, nuk është e pakët të ndahesh prej çunit dhe nuseve. Unë s’ju thashë asgjë. Pse t’i kërkoj falje nuses. Me çunat tani flas”- përfundoi Vjollca.

Share With:
Translate »
112 Views