Si e riktheu trupin në formë menjëherë pas lindjes? Rrëfehet Arbenita

Në muajin prill të këtij viti, modelja bukuroshe Arbenita Ismajli dhe reperi Fero u bënë prindër për herë të parë.

 

Herë pas here në Instagram, dyshja na kënaq sytë me pozat e bukura familjare dhe me të ëmblën Nina, e cila po rritet dita-ditës.

Mirëpo, ajo që i ka bërë të gjithëve përshtypje është fakti që Arbenita është rikthyer shumë shpejt pas shtatzënisë në formën e saj më të mirë! Cili është sekreti për këtë? Na e tregon ajo vetë, e pyetur në InstaStory nga ndjekësit kuriozë për linjat e mira.

“Qysh e ke kthy në formë trupin menjëherë pas lindjes, se shumë mirë po dukesh”- i shkruan dikush, ndërsa modelja ia kthen:

“Gjithmonë kam qenë e dobët. Në fakt s’e kisha mendu se çfarë do t’i ndodhte trupit tim pas lindjes, por isha me fat. Nuk u mundova dhe nuk përdora asgjë. Thjesht ndodhi.”

Epo, do të na duhet të gjithave pak fat si ai i Arbenitës!

Share With:
Translate »
147 Views