Si është gjendja e çiftit pas humbjes së fëmijës? Flasin miqtë e ngushtë të Cristianos dhe Georginas

Cristiano Ronaldo ndau me publikun me datë 18 prill lajmin e trishtë se një nga binjakët e tij të porsalindur ndërroi jetë.

Në njoftimin e Cristianos thuhej se lindja binjakes tjetër i jep forcë për të kaluar këtë moment të vështirë.
Disa ditë më vonë, ai gjithashtu publikoi në “Instagram” një foto familjare së bashku me partneren dhe fëmijët e tij. Ylli portugez shkroi se Georgina dhe vajza e tyre e porsalindur janë rikthyer në shtëpi.

Për këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe një mik i afërt i Georgina Rodriguez, Ivan Garcia, i cili ka deklaruar se shpreson ta shohë sërish të buzëqeshur modelen.

“Ka qenë një javë shumë e trishtë. Është një foto shumë e bukur por ka edhe shumë trishtim. Ne prisnim dy njerëz të vegjël dhe nuk rezultoi ashtu. Nuk do të them asgjë sepse ata kanë kërkuar privatësi, por djali ishte një person ishte shumë i dashur për ta”, tha Ivan për programin televiziv spanjoll “Ya Son las 8”.

“Ajo gjithmonë ka thënë se fëmijët e saj janë të parët dhe ajo do t’i japë vajzës gjithë dashurinë e saj. Cristiano dhe Georgina janë një çift shumë i afërt. Georgina është shumë e fortë dhe ajo e di që jemi të gjithë këtu për atë. Unë e di se rrethi i saj i familjes dhe miqve do ta ndihmojnë. Shpresoj se së shpejti do ta shohim sërish të buzëqeshur”, u shpreh Garcia.

Share With:
Translate »
184 Views