Si i ka marrëdhëniet me fëmijët e Shkëlzenit? Armina vendos të flasë
Kohët e fundit në artikujt e shkruar për Armina Mevlanin në qendër të vëmendjes është marrëdhënia e saj me Shkëlzen Berishën dhe dasma që po planifikon çifti.
Por nëse pyesnit veten se çfarë marrëdhënie ka ajo me fëmijët e partnerit, tashmë keni një përgjigje.
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha është babai i dy fëmijëve, Medinës dhe Laidonit, me të cilët publikoi edhe një foto pak ditë më parë. Dy fëmijët kaluan pushimet e verës pranë të atit dhe familjes së këtij të fundit, ndërsa Shkëlzeni mundohet gjithmonë të kalojë kohë me ta pavarësisht se jetojnë në Suedi.
Armina u pyet nga ndjekësit e saj në “Instagram”: “Si i ke marrëdhëniet me fëmijët e Shkëlzenit?”.
Përgjigjja e blogeres së modës ishte e qartë dhe e shkurtër: “Shumë mirë”, të cilën e shoqëroi me një emoji që shpreh dashuri.