Si i përshëndet princesha Charlotte miqtë në Kensington Palace

Të rritesh në një pallat mbretëror, për një fëmijë mund të jetë cdo gjë tjetër përvecse normale. Por princi William dhe e shoqja Kate Middleton e kanë kthyer në misionin e tyre krijimin e kushteve të tilla që George dhe Charlotte të bëjnë një jetë e cila t`i afrojë sa më shumë asaj të bashkëmoshatarëve të tyret ( Diana u përpoq të bëntë të njëjtën gjë për William dhe Harry-n). Për këtë arsye, tre vjecarja Charlotte ( shumë më e shkathët se vëllai i saj i madh i turpshëm), e ka me shumë qejf të bëjë “mikpritësen“ në shtëpi kur vijnë miqtë, dhe t`i pyesë nëse duan caj, kafe ose biskota.

Princesha po kështu rrëmbeu vëmendjen në pagëzimin e vëllait të vogël, Louis, kur i tha paparacëve: ju nuk keni për të ardhur, duke iu referuar ceremonisë private,  ndërsa në qershor, u fotografua duke nxjerrë gjuhën në show-n e forcave ajrore të mbretërisë.

Share With:
Translate »
731 Views