Si ia doli Macaulay Culkin të largonte nga jeta babain që sillej si shef, të mposhte depresionin dhe të bëhej sërish i preferuari i fansave
Shumë njerëz e lidhin filmin “Home Alone” (Kevin i vetëm në shtëpi) me Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Djali i vogël Kevin është i bukur dhe sidomos i mençur pasi arrin të fusë në kurth kushedi se sa herë dy hajdutët që duan t`i vjedhin shtëpinë. Madje ai argëtohet me situatat e krijuara. Po jeta e aktorit Macaulay Culkin nuk është kaq e bukur sa filmi. Ndër vite ka pasur disa probleme.
Fëmijëria dhe rolet e para

Karriera e tij nuk nisi me rolin e Kevin në fakt. Tek ‘Uncle Buck’ ishte 8 vjeç dhe kishte gjithashtu rol protagonisti.

Babai i tij ishte aktor në Broadway, por kur fëmijët e tij erdhën ne jetë u shkëput nga karriera. Në atë kohë familja kishte shumë vështirësi ekonomike.
Roli i Kevin do t`i jepej një djali tjetër në fakt. Nëse ai do të ishte pranuar, atëherë Kevin do të ishte një djalë me flokë të zeza dhe jo biond. Jeta e
Macaulay do të kishte shkuar shumë ndryshe. E fitoi rolin vetëm falë eksperiencës tek “Uncle Buck”.
Ky rol i dha çmimin si Aktori i Ri më i Mirë dhe fitoi 110 mijë dollarë. Për pjesën e dytë të filmit mori 4.5 milionë dollarë.

Natyrisht, kjo nuk ishte e lehtë për Macaulay. Ai ishte fëmijë dhe kishte nevojë vetëm të pushonte. Në apartamentin e prindërve të tij, nuk kishte as krevatin e tij, lëre më të kishte dhomë më vete.
Culkin ishte një nga fëmijët më të famshëm në botë, për të qenë të saktë, mbanti vendin e dytë në listën e 100 “Greatest Kid Stars”.

Megjithatë ‘bosi’ i vërtet ishte babai i tij. Ndërkohë që nëna qëndronte në shtëpi me fëmijët e tjerë, babai e ndiqte në sheshxhirim. Macaulay ka treguar sesi babai nuk e linte as të flinte gjumë, por e detyronte të përsëriste dhe përsëriste pjesën e tij të skenarit.
Në vitin 1994 luajti filmin e fundit dhe pastaj ndaloi. Shkollën e kishte lënë shumë pas dore. U shfaq në 15 filma në harkun kohor të 7 viteve. Kaq shumë ngarkesë nuk mund ta përballojë as një aktor i rritur.

Menjëherë pasi Macaulay ndaloi së aktruari, prindërit e tij u ndanë dhe filluan të padisnin njëri-tjetrin për kujdestarinë. Ai vendosi të hiqte emrat e të dyve nga fondi i tij i mirëbesimit dhe të gjente një avokat që do të sigurohej që asnjë prej tyre të mos merrte asgjë nga paratë e tij.
Para se të mbushte moshën 18 vjeç, Macaulay nuk e dinte as sa para kishte fituar. Prindërit e tij u siguruan që ai të mos dinte të gjitha detajet e kontratave të tij. Macaulay thotë: “Kur mbusha 18 vjeç, u ula në tavolinë dhe ai më hodhi një copë letër para syve. Më tha se kaq vleja unë. Ishte interesante, sepse ishte një nga këto momente kur më dukej se paratë m`i kishte trashëguar ai djali i vogël që kishte punuar vërtet shumë dhe unë trashëgova të gjitha paratë e tij. Ndjeva se i trashëgova këto para në një mënyrë të çuditshme dhe jo sikur i kisha fituar vetë unë.”
Macaulay me gruan e tij të parë Rachel Miner

Ai u martua për herë të parë në moshën 18-vjeçare. Si ai edhe Rachel Miner ishte në një moshë. Edhe ajo ishte aktore. Martesa e tyre nuk zgjati shumë. Në vitin 2000 u ndanë. Divorcin e finalizuan dy vite më vonë.
Në vitin 2002 Macaulay nisi të dilte me Mila Kunis. Lidhja e tyre zgjati 8 vite, edhe pse nuk shfaqeshin në publik bashkë. Mila ka treguar më vonë se ka qenë shumë e vështirë ta fshihte këtë lidhje pasi fansat e tij e njihnin hde ndalonin kudo nëpër rrugë. Ndarja ka qenë e dhimbshme për të dy.
Në vitin 2000 iu rikthye aktrimit, por vetëm me role mbështetëse. Nga viti 2000 deri në 2019-ën u shfaq në 6 filma, por në asnjë prej tyre nuk pati suksesin e “Home Alone”.

Në mes të viteve 2000, pati probleme me ligjin, por mori vetëm me një gjobë dhe një dënim me kusht. Në vitin 2000, gjysmë motra e tij vdiq dhe disa vite më vonë, vdiq edhe motra tjetër.
Nuk preferon të japë intervista dhe sidomos të flasë për jetën e tij private dhe kjo është e kuptueshme pas gjithë jetës publike që ka pasur që në fëmijëri.

Në 2013-ën krijoi një grop rock-u me të cilin bënte parodi, por njerëzit nuk e pritën siç ai priste.
Aktualisht jeton me të dashurën e tij Brenda Song. Kanë një djalë që erdhi në jetë këtë vit dhe një mace.

Vitet e fund u shfaq në sfilatën e Gucci-t dhe dukej mirë dhe gjithashtu në “American Horror story” ku pati vlerësime pozitive.

Tiranapost.al