Si ndikon tek fetusi skaneri i sigurisë në aeroport

Një ndër frikërat më të mëdha të shumë grave shtatzënë që udhëtojnë me avion është siguria e procedurës së kalimit nëpër skanerat e sigurisë së aeroportit, a ndikojnë rrezet e këtyre pajisjeve në mbarëvajtjen e shtatzënisë? Ajo që duhet të dini është se skanerët e detektorëve të metaleve përdorin një fushë elektromagnetike me frekuencë të ulët për të skanuar objektet metalike. Çdo gjë që gjeneron ose përdor energji elektrike, të tilla si linjat e energjisë dhe pajisjet shtëpiake, prodhon këto fusha elektromagnetike. Në nivelet e ulëta të një detektor metali, ky ekspozim konsiderohet i sigurt për të gjithë, përfshirë gratë shtatzëna. E njëjta gjë vlen edhe për shiritat e skanimit të mbajtura me dorë që nganjëherë kalojnë mbi pasagjerët individualisht. Ju mund të shqetësoheni se këto makina të shqyrtimit të sigurisë marrin imazhe me rreze X të ngjashme me ato në spital, por nuk është kështu. Disa aeroporte përdorin një skaner të plotë për gjithë trupin i cili, ndryshe nga detektorët e metalit, mund të zbulojë objekte jo metalike. Pjesa më e madhe përdorin një sistem X-ray backscatter që merr emrin e vet nga lloji i teknologjisë që përdoret. Sistemi përdor një rrezatim jonizues me intensitet shumë të ulët për të parë përmes veshjeve dhe artikujve të fshehur, por nuk depërton në lëkurë. Megjithëse quhet një sistem me rreze X, është e sigurt për ju të kaloni nëpër këtë lloj skaneri kur jeni shtatzënë. Ky lloj i ekspozimit të nivelit të ulët përbën një rrezik shumë të ulët.

Share With:
Translate »
865 Views