“Si në shkollë kur lija orët”, mami Dojna u “arratis” për pak dhe bota duket ndryshe!
Dojna Mema dhe Vlashent Sata u bënë prindër të një djali, një javë më parë. Nolan Sol lindi më 20 gusht për t’i zbukuruar dhe ndryshuar jetën mami Dojnës dhe babi Vlashentit.
Në mes të ndryshimeve që kanë ndodhur pas lindjes së vogëlushit, natyrisht janë edhe orët e gjata pa gjumë dhe qëndrimi vetëm në shtëpi. Por sot çifti ka vendosur të dalë. Dojna përmes videove në “Instastory” ka treguar se po dalin vetëm për një kafe dhe gjithçka duket ndryshe.
“Po më duket vetja si në shkollë, kur lija orët, adrenalinë, ndërkohë që thjesht kemi marrë makinën për të pirë një kafe. Paska jetë përtej atyre mureve” ka thënë Dojna.