Bashkëshortja e Kreshës tregon për herë të parë portretin ëngjëllor të vajzës së tyre

Reperi shumë i dashur për publikun, Mc.Kresha në qershor të këtij viti u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Erzina solli në jetë një vajzë, të cilës çifti i vendosën emrin Iza.

Çifti e kanë ruajtur vogëlushen sa më larg rrjeteve sociale, mirëpo së fundmi Erzina ka vendosur ta prezantojë Izën me publikun.

Në postimin e fundit në Instagram, Erzina ka treguar një moment shumë të ëmbël, ku Iza shfaqet duke qeshur teksa fle.

Vogëlushja ka me të vërtet një portret ëngjëllor dhe menjëherë kanë nisur komentet që shkruajnë se i ngjan Kreshës apo Erzinës.

Share With:
Translate »
591 Views