Si një ëngjëll! Gigi Hadid sjell foton e parë ‘zyrtare’ të shtatzanisë

E pritëm aq gjatë, por më në fund e kemi! E veshur e gjitha me të bardha, Gigi Hadid duket si një ëngjëll, ne foton e parë publike të shtatzanisë së saj.
Modelja do të lindë fëmijën e saj të parë me të dashurin e saj Zayn Malik në shtator dhe na ndajnë vetëm disa ditë nga momenti i shumëpritur. “E! Online” ka marrë të dhëna nga një burim për mënyrën sesi çifti po kalon pjesën e fundit të shtatzënisë së modeles.
Ata janë në New York, ku Gigi dëshiron të lindë. (Kujtojmë se çifti është fotografuar nga paparacët kur mbërritën në këtë qytet të mërkurën, 19 Gusht).

Kohët e fundit Gigi ka ndarë fotot e apartamentit të mobiluar 5.8 milionsh $, ku ajo dhe Malik po jetojnë -për të cilin modeles iu deshë i gjithë viti i kaluar për ta projektuar e mobiluar,teksa e quajti atë “projektin tim të pasionit / vendin e ëndrrave”.

Share With:
Translate »
813 Views