Si një video porno që pa kur ishte 11 vjeç, ndikoi në jetën seksuale të Billie Eilish
Këngëtarja Billie Eilish ka treguar në intervistën e saj të fundit sesi një video porno përpara së cilës u ekspozua kur ishte 11 vjeç, i ndikoi për vite me radhë.
Eilish tregon se ky moment e bëri atë të mos u thoshte ‘jo’ gjërave që nuk ishin të mira, kur filloi të bënte seks.
Eilish shton se pornografia ‘është një turp’ pasi ka parë përmbajtje që ajo i përshkroi si ‘të dhunshme’ dhe ‘abuzive’.
Këngëtarja tha se besonte se ajo video e parë në një moshë shumë të vogël e kishte shkatërruar trurin e saj dhe kishte bërë që ajo të vuante nga makthet.