Si përfundim, a është Bora Zemani në pritje të ëmbël?
Një shtatëzani e mundshme e Bora Zemanit ka qenë kryefjalë e mediave rozë në dy ditët e fundit. Shkak është bërë një video e moderatores me partneren e saj, Donaldin në një event publik në kryeqytet ku ky i fundit i prek barkun asaj. (LEXO KETU)
Por vetë Bora ka hedhur poshtë zërat për një fëmijë. Ajo u shpreh se planet mes tyre janë bërë edhe në këtë drejtim por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.
![]()
“Planet janë gjithmonë. Plane kemi por gjëra konkrete nuk ka. Me linjat jemi mirë. Jo nuk ka”, u shpreh ajo.
Bora është nënë e një djali, Arborit nga martesa e saj e parë me dj e njohur Vin Velin. Dyshja ka treguar se djali i saj gëzon marrëdhënie shumë të mirë edhe me Donaldin. Sipas moderatores, Arbori e cilëson partnerin e saj si mikun e tij më të mirë.
Më tej kujtojmë që më herët është përfolur se Efi Dhedhes mund të zëvendësojë Borën në programin “Për’puthen”. Thashethemi rrodhi nga ambientet e Top Channel-it, ku u tha se dikur konkurrente, pas bumit që mori në “Big Brother” Efi mund të moderojë emisionin e dashurisë.
Në lidhje me këtë nuk ka pasur asnjë reagim as nga Efi, Bora nuk konfirmoi asgjë konkrete.