Si reagon vajza e Kledi Kadiut kur shikon të atin në “Dance With Me”?

Lea, vajza dyvjeçare e Kledi Kadiut, mund të jetë mësuar ta shohë të atin në ekran shpeshherë, megjithatë nga ekrani i TV Klan nuk është njëlloj apo jo? Pas shumë vitesh, Kledi i rikthehet publikut shqiptar dhe ku më mirë se në DWM?

Dhe tani që është pak më larg Leas, vogëlushja, sa herë e sheh, ka të njëjtin reagim si të gjithë fëmijët e tjerë të moshës së saj, që e njohin shumë mirë prindin (edhe pse ende nuk e kuptojnë se ç’do të thotë të jesh i famshëm), por akoma nuk e dallojnë dot çfarë ndodh kur ai është brenda dhe jashtë atij ekrani të vogël.

Një javë pas “provës” së parë në DWM, Kledi foli pak për reagimet e para që i la ai publikut. Pyetjes së Alketës si e pritën miqtë dhe të afërmit daljen e tij në DWM, ai tha se pati reagime pozitive. Por, kur është fjala te Lea, këtu ka një ndalesë të vogël: “Ajo është akoma e vogël, po më shikon, afrohet drejt televizorit dhe thotë “babi, babi”. Janë reagimet e fëmijëve të vegjël…”– tha Kledi duke qeshur.

Ndoshta Lea akoma nuk e kupton sa i famshëm është i ati. Një ditë, pse jo, historia mund të kthehet dhe Kledi të shohë të bijën nga ekrani krenar, siç do ndihet edhe ajo për të. Sapo të kuptojë…

Share With:
Translate »
696 Views