Si rrallëherë, Kim Kardashian poston foto si një nënë e përkushtuar
Në instagramin e Kim Kardashian përgjithësisht sheh vetëm foto perfekte të saj.
Përgjithësisht foto sensuale, nëpër udhëtime, me veshje të ndryshme, jemi të sigurt se si këtë herë nuk e keni parë kurrë atë.

Në një avion privat më dy fëmijët e saj në prehër, Kim si rrallëherë shfaqet pa asnjë pikë grimi.

Por nuk është vetëm ajo që kujdeset për të vegjlit e saj. Të jesh një nënë e angazhuar, me 4 fëmijë nuk është e thjeshtë. Në cep të fotos dallohet dado e saj që kujdeset për dy fëmijët e tjerë.

Postimi i saj mori mijëra klikime në pak minuta dhe të gjithë e përgëzuan Kim që tregoi edhe një anë tjetër të saj, si një nënë e përkushtuar./