Si rrallëherë, Rudina poston një foto të Mias me rastin e 5-vjetorit dhe na ngrohu zemrat!
Një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, Rudina Magjistari, përpiqet të jetë tepër aktive në rrjete sociale dhe të komunikojë sa më tepër me ndjekësit e saj.
Mirëpo, postimet më të shpeshta që shohim në llogarinë e Rudinës janë ato të punës, ndërsa jetën personale moderatorja përpiqet ta mbajë sa më larg syrit të mediave.
Por, dashuria për fëmijët i tejkalon edhe këto “rregulla strikte” që i ka vendosur vetes, ndaj sot Rudina nuk mundi të mos ndante një moment tepër të ëmbël me të bijën, Mian.
Kjo pasi e vogla ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen dhe ka mbush 5 vjeç. Rudina ka ndarë me ndjekësit një foto ku Mia shihet duke pikturuar dhe nga ajo që shohim në profil është rritur shumë dhe tashmë është bërë një zonjushë e bukur.
![]()
“Gëzuar ditëlindjen e vogla ime”– ka shkruar Rudina, e cila po ashtu ka ndarë edhe foto të tortës, e cila i ka të gjitha ngjyrat e ylberit, duke shtuar: “Me gjithë ngjyrat e ylberit qoftë e zbukuruar jeta jote“.
![]()
![]()
Duam akoma më shumë foto me të ëmblën Mia dhe të shohim portretin e plotë të saj!