Si shkojnë dy kunatat? Gigliola flet për marrëdhënien e veçantë që ka me Elian

Amos është natyrë që do qetësi, që ka jetën e vet, lirinë e vet dhe nëse këto ia respekton, atëherë me të mund të jetosh gjatë. Aktori i njohur i teatrit ka shumë pak gjëra të shtrenjta në jetë. Në fakt, tri gjëra janë ato që Amosit nuk duhet t’ia cenosh asnjëherë: familja, profesioni dhe vetmia… Duket çudi, por Amosi flet shumë dhe shpesh me veten. Madje me veten mban mend edhe diskutimet më filozofike që mund të bëjë një njeri: “Kam nevojë të flas me veten…” – thotë ai dhe nga mënyra si e thotë, duket se është vërtet nevojë për të.

Edhe Gigliola ia ka mësuar Amosit pikat e dobëta. Ndaj, kurrsesi, nuk është natyra që të përpiqet ta ndryshojë apo të dominojë me “tekat” e saj, përkundrazi, respekton çdo hapësirë të tij në këtë raport të gjatë dashurie.

Familja e njohur e Amosit u bë shumë shpejt e njohur edhe për Gigliolën. Ajo kujton se qysh në takimet e para, i dashuri e prezantoi me anëtarët e familjes pa shqetësimin më të vogël dhe pa kurrfarë mendimi se, ‘meqë tani u prezantuam, kjo punë ka marrë fund’.

Është e kuptueshme. Familja e tyre nuk ka funksionuar asnjëherë kështu. Ashtu si për Elian, edhe për Amosin familja e tyre ka qenë mjaft e hapur që në fillim. Secili fliste për çdo gjë e për gjithçka, gjithmonë. Edhe atëherë kur, ndoshta, familje të tjera nuk do mundnin.

Gjithsesi, në një familje si e Amosit, edhe Gigliola do të ndihej njëlloj si i dashuri i saj. Që në fillim. Këtë tregon ajo për raportin me Yllkën, por edhe me Elian. Pyetjes se si shkon ajo me kunatën e saj, Gigliola i përgjigjet: “Elia është natyrë e thjeshtë, shkojmë shumë mirë, kalojmë shumë orë bashkë dhe unë i shijoj pa fund kujtimet e tyre të fëmijërisë. Është një ndër pjesët më të bukura ajo e kujtimeve të fëmijërisë me Amosin…” – rrëfen Gigliola për “Pasdite në Top Channel.”

Një nga kujtimet më të bukura me Elian është edhe dasma e saj: “Me gjithë gjërat që kishte, gjente kohë të më këshillonte edhe mua për veshjen, për pamjen…”- tregon ajo me të qeshur.

Për dasmën e tyre, mendojnë se kanë akoma kohë. Dasma mbretërore nuk është harruar. Le të vazhdojë edhe ca kohë jehona e saj.

Share With:
Translate »
716 Views