Si shoqe të ngushta! Ja nofka me të cilën Sara Hoxha thërret me përkëdheli vjehrrën!

Sara Hoxha do ta bëjë reperin Ledri Vula baba për herë të parë dhe çifti po pret me padurim që e vogla e tyre të vijë në jetë.

Për të festuar pritjen e ëmbël, Sara dhe partneri i saj organizuan një baby shower në kopshtin e shtëpisë së Ledrit, ku festuan deri në orët e vona të mbrëmjes.

Të pranishëm në festën e madhe ishin si familjarë, ashtu edhe miq të afërt të dyshes (njëkohësisht emra të njohur të showbiz-it).

Cfarë u vu re edhe njëherë gjatë festës ishte marrëdhënia perfekte e Sarës me vjehrrën e saj, Xheraldinën.

Mamaja e Ledrit ka treguar se e do partneren e djalit si të ishte vajza e saj. Madje, kjo e fundit ka gjetur edhe një nofkë për ta thirrur me përkëdheli vjehrrën e saj.

“Pashule, më e mira”- shkruan Sara krahas pozës së tyre duke zbuluar kështu si e thërret mamanë e Ledrit.

E ku ka më bukur?

Share With:
Translate »
4104 Views