Si smerald! Kylie dhe Stormi realizojnë pozën më të bukur të Krishtlindjeve

Miliarderja 22-vjeçare, Kylie Jenner, shquhet për pozat e goditura në rrjete sociale.

Në çdo dalje të sajën, Kylie sigurohet që ta ketë çdo gjë në rregull, duke nisur që nga drita, këndi i fotos, veshja apo edhe kombinimi me të voglën e saj, Stormi-n.

Me rastin e festës së Krishtlindjeve, 22-vjeçarja ka realizuar një photoshooting me të bijën, ndërsa fotot e tyre të ëmbla kanë marrë vëmendjen e rrjetit.

Kylie dhe Stormi janë veshur matchy-matchy me fustane në ngjyrë jeshile, të punuara nga Ralph and Russo.

Fustanet e tyre të personalizuara shkruajnë “Zonjushë Kylie” dhe “Zonjushë Stormi”.

“Koha më e bukur e vitit”, shkruan miliarderja krahas fotove në Instagram.

Share With:
Translate »
537 Views