Si sot 2 vite më parë jeta e Kylie Jenner ndryshoi përgjithmonë, miliarderja i dedikon këto fjalë njeriut më të dashur të saj

Vogëlushja e miliarderes së njohur, Kylie Jenner, Stormi ka mbushur ditën e sotme 2-vjeç. Jenner i ka dedikuar fjalët më të ëmbla vajzës së saj, me një album fotosh që prej momentit kur ajo erdhi në jetë.

“Dhe kështu ajo tani është 2-vjeç. Gëzuar ditëlindjen Stormi im. Në 1 shkurt në orën 04:43pm jeta ime ndryshoi përgjithmonë. Ne jemi bërë për njëra-tjetrën”, ka shkruar Kylie krah postimit më të fundit në rrjetet sociale.

Kujtojmë se përgatitjet për festën e ditëlindjes të së voglës kanë nisur disa ditë më parë, duke u kujdesur për të ruajtur për të kujtimet më të bukura.

Share With:
Translate »
799 Views