Si ta kuptoni nëse foshnja juaj ka dhimbje veshi, pak prindër arrijnë ta kuptojnë
Infeksionet e veshëve janë të zakonshëm tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël, me shumicën e fëmijëve që kanë të paktën një episod deri në kohën kur mbushin tre vjeç.
Ata shpesh pësojnë një të ftohur. Mund të jetë e vështirë të vëreni nëse fëmija juaj vuan nga një dhimbje veshi që shoqëron një infeksion të veshëve apo ndonjë grip, pasi shenjat janë të ngjashme.
Sidoqoftë, në mesin e simptomave të dhimbjes së veshit nga një infeksion potencial rreshtohen të qarat e shpeshta, kruarja e veshëve, ethet, vështirësitë në gjumë, humbja e apetitit dhe vështirësitë në të dëgjuar.
Nëse nuk trajtohen, infeksionet e veshit mund të shpërthejn ëtupanin e veshit dhe të shkaktojnë probleme në dëgjim, prandaj është e rëndësishme të vizitoni pediatrin sapo këto simptoma fillojnë të shfaqen.