Si ta qetësoni fëmijën kur nuk pushon së qari me një frazë të vetme?
Oh fëmijët. Tani mund të jenë duke luajtur të lumtur me një buzëqeshje në fytyrë dhe pas një minute ia nisin të qajnë pa pushim.
Pavarësisht përpjekjeve tona për t’i marrë me të mira, ndonjëherë ato vazhdojnë të grinden edhe më shumë duke mos e kuptuar qëllimin e tyre. Cila mund të jetë mënyra më e mirë për t’i ndalur?
Studiuesit kanë dalë në përfundimin se mjafton një pyetje shumë e shkurtër që do t’ju vinte juve në ndihmë, por edhe fëmijëve tuaj. Arsyeja se përse po qajnë nuk ka rëndësi.
Ndoshta lodra e tyre e preferuar mund të jetë thyer, mund të jetë grindur me një shok. Çfarëdo qoftë arsyeja, mbajeni frymën dhe mos i qortoni.
Përkundrazi, në një mënyrë të qetë dhe dashamirëse, bëjini pyetjen: Është problem i madh, i vogël apo mesatar? Lëreni fëmijën tuaj t’jua tregojë përse po qan.
Psikologët shpjegojnë se ekzistojnë tre arsye se përse kjo pyetje, në dukje e zakonshme, i qetëson fëmijët:
1.Fëmija sheh se ne i pranojmë dhe respektojmë ndenjat e tyre
2.Pyetja i bën ata të ndalojnë së qari, të nisin të mendojnë dhe të vlerësojnë situatën
3.Duke i bërë këtë pyetje, prindërit ftojnë fëmijë të përpiqet të zgjidhë vetë problemin
Prandaj, duke e bërë këtë pyetje dhe duke biseduar me qetësi me të vegjlit tuaj për disa minuta, do të kurseni vetes shumë kohë dhe nerva.
Gjithashtu ajo që është më e rëndësishme do të fitoni besimin e tyre. /Revista Class