Si të bëni dallimin midis fëmijës autik dhe fëmijës që ka vonesa me zhvillimin mendor?

Prindërit që vëzhgojnë për shenja të hershme të autizmit dhe vonesat në zhvillimin e fëmijës së tyre duhet të kuptojnë se ankthi i tyre është normal dhe s’ka asgjë të keqe. Në të vërtetë, pa këto shqetësime prindërore, simptomat për probleme të tilla si Çrregullimi i Spektrit të Autizmit (ASD) mund të mos vihen re, çka do të thotë humbje e mundësive për ndërhyrje të hershme. Por ndonjëherë prindërit gjithashtu mund të bëhen të hiper-fokusuar. Vigjilenca e tepruar, e përzier me një kuptim të diagnozave të autizmit mund të bëjë që disa prindër të gabojnë në çështje të caktuara për shenjat e autizmit.

Sipas Dr. Andrew Adesman, shef i Pediatrisë Zhvillimore dhe Sjelljes në Qendrën Mjekësore të Nju Jorkut, u deshën 16 vjet që autizmi të njihej zyrtarisht si një çrregullim mendor.

Megjithatë, ata që kanë të bëjnë me fëmijët çdo ditë mund t’i njohin më herët kushtet e zhvillimit mendor të një fëmije.

“Por ndonjëherë prindërit bëjnë gabim duke u fokusuar në një simptomë e caktuar që mund t’i çojë në një diagnozë, duke mos marrë parasysh se çfarë kriteresh të tjera klinike duhen për të përcaktuar një diagnozë të saktë”, thotë Dr. Adesman.

Pra, para se prindërit të kapen në idenë se fëmija i tyre është autik, është e rëndësishme që ata të marrin në konsideratë atë që quhet “diagnostikim i ngjashëm”. Ka disa rrethana që mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme me autizmin, por që nuk kanë lidhje me këtë çrregullim.

Disa probleme në pamje të parë mund të kenë simptoma si autizmi

Simptomat më të zakonshme të autizmit janë të lidhura me sjelljen sociale, ose aftësinë e fëmijës për të qenë i pranishëm dhe në komunikim të vazhdueshëm me prindërit. Por sjelljet shoqërore mund të preken edhe kur një fëmijë po përjeton vështirësi me shqisat e tij. Për shembull, foshnjat që zhvillohen normalisht, duhet të jenë në gjendje të njohin dhe të ndjekin me sy prindin. Por në rast se shikimi i një fëmije nuk po zhvillohet siç duhet, komunikimi i tij me prindin mund të zbehet vetëm sepse bebi ka vështirësi për ta parë. Kjo është arsyeja përse përdoren testet e shikimit për të përjashtuar problemet e syve përpara një diagnoze me autizëm.

Po ashtu edhe foshnjat që mund të kenë probleme me dëgjimin shpesh mund të mos ju ndjekin me sy kur i thërrisni.

Dr. Adesman, megjithatë thekson se vonesat në të folur nuk ndodhin domosdoshmërisht nga problemet me shikimin apo me dëgjimin. Pra nëse një fëmijë ka infeksion përsëritës vetëm në një vesh nuk ka gjasa që të fillojë të flasë me vonesë, pasi ky problem nuk ndikon në artikulimin e tij.

Disa çrregullime të sjelljes mund të shpjegohen nga çrregullimet ndijore.

Fëmijët autikë zakonisht janë më të ndjeshëm ndaj disa ngacmimeve që kanë të bëjnë me sensin ndijor të tyre. Megjithatë ka fëmijë që nuk janë autikë por janë shumë të ndjeshëm ndaj zërit dhe prekjes. Për shembull një çorape e shtrembëruar apo një etiketë në këmishën e tyre mund t’i bëjë shumë të ndjeshëm. Ekziston një gjendje e njohur nga shumë terapistë fizikë e cila quhet Sëmundja e Përpunimit Ndijor. Kjo nuk është ende është e njohur zyrtarisht në manualet kryesore diagnostike të autizmit.

Kuptimi i Paaftësive të Përgjithshme Intelektuale

Për çdo fëmijë të diagnostikuar me autizëm, ka një ose dy fëmijë të tjerë të diagnostikuar me një formë tjetër të aftësisë së kufizuar intelektuale siç është Sindroma e Alkoolit Fetal (fëmijë nga nëna alkoolike) ose Sindroma Down. Këto aftësi të kufizuara intelektuale janë shumë më të zakonshme sesa autizmi dhe shpesh kanë të njëjtat simptoma. Pra kur e kapni shumë shpejt që fëmija ka probleme në të folur e para gjë që duhet të mendoni është një çrregullim gjuhësor, e dyta është një paaftësi intelektuale dhe pastaj të mendoni për autizmin.

Autizmi kundrejt çrregullimeve psikologjike

Disa fëmijë më të mëdhenj mund të zhvillojnë sjellje të përsëritura, të kenë vështirësi për të zënë shoqëri apo të jenë të tërhequr. Këto janë simptoma të lidhura edhe me çrregullime psikologjike, siç janë çrregullimi fiksues i pandreqshëm ose çrregullimet e ankthit.

Në fund, prindërit duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur kërkojnë në internet informacion në lidhje me autizmin, thotë Adesman. Prindërit mund dhe duhet të vetë-edukohen por nuk ata duhet të flasin me pediatrin.

Ai gjithashtu vë në dukje se çdo prind ka të drejtë të gjykojë vetë gjendjen e fëmijës së tij, në rast se është i shqetësuar, por siç thekson ai nuk ka një veçori të caktuar që vërteton ose përjashton mundësinë se fëmijë është autik.

Share With:
Translate »
161 Views