Si të gjeni mënyrën e duhur për të komunikuar me një fëmijë që sapo ka filluar të eksperimentojë me duhanin?
Ju ka ndoshur shpesh që të gjeni një paketë cigaresh në xhepin e rrobave të fëmijës suaj apo e keni diktuar që ai ka filluar të konsumojë duhan? Epo kjo gjë po përhapet shumë ditët e sotshme. Por duhet ta dini që nuk është kurrë vonë për të vepruar kundra kësaj. Por nga duhet t’ia filloni? Më poshtë do të lexoni disa mënyra shumë efikase për të komunikuar me fëmijën tuaj, për të hequr dorë nga pirja e duhanit.
Sapo prindërit marrin vesh që fëmija i tyre konsumon duhan do të fillojnë të acarohen shumë, të ndihen të frikësuar, të nervozuar dhe sikur situata po u del jashtë kontrollit. Por në vend që të bërtisni duhet ta merrni shtruar dhe të veproni në fshehtësi.
Duhet të tregoheni shumë seriozë për këtë situatë dhe të mbani një qëndim të fortë para fëmijës. Në mënyrë që fëmija ta kuptojë që kjo që po bën nuk i përqen fare prindërve të tij.
Po në rastet kur ju jeni bërë shembull që fëmija juaj të tymosë. Atëherë duhet të ndaloni menjëherë. Ju duhet të jeni shembulli më pozitiv për fëmijët tuaj, pra përpiquni të hiqni dorë të dy nga kjo gjë. Në këtë mënyrë të dy prej jush do ta kuptoni sa gjë të mirë që po bëni.
Vendosni disa limite dhe rregulla. Si për shembull, nuk lejohet të pihet duhan brenda në shtëpi. Ky rregull vlen si për fëmijët, shokët e tyre ashtu dhe ju. Fëmijët do të mësojnë si të menaxhojnë pirjen e duhanit dhe të kuptojnë se kur kjo gjë është e ndaluar.
Prindërit ndonjëherë i shqetëson dhe shoqëria e fëmijëve të tyre. Ata mendojnë se janë ata që e shtynë fëmijët të fillojë të konsumojë duhan. Dhe kjo është shumë e vërtetë. Shoqëria është thelbësore në edukimin e fëmijës, por ju nuk mund të gjykoni fëmijën e dikujt tjetër, por mund t’i vendosni limite atij. Si për shembull, mundohu të mos tymosësh kur ndodhesh pranë fëmijës tim apo ndalohet të tymosësh brenda makinës së tim biri. Këto janë vendet më ideale që fëmijët shfrytëzojnë për të tymosur, pra duke e bërë këtë ju nuk u lini atyre mundësi për të pirë duhan.
Mos harroni që ky është një hap shumë i rëndësishëm për fëmijën, prandaj ju duhet ta suportoni shumë atë. Ju jeni prind dhe jo një ekspert i psikologjisë, pra ju nuk mund të dini çdo gjë rreth sjelljes së fëmijës suaj, por është e sigurt që dini shumë mirë si ta drejtoni atë në rrugën e duhur.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.