Si të gjithë edhe Ingrit Gjoni nuk mund të rri pa marrë pjesë në detyrat e shtëpisë së Paridit | Video

Klasa e parë është ndoshta periudha më e ngarkuar për një prind. Përveç punëve jashtë shtëpisë, prindërit duhet të kujdesen edhe për proçesin e mësimnxënies së fëmijëve. Ndaj ata duhet të jenë prezent fillimisht për t’i motivuar dhe t’i ulin për të kryer detyrat e shtëpisë. Më pas duhet të ndjekin çdo shkronjë apo numër që fëmijët shkruajnë në fletoret e tyre.
Përjashtim nga ky rregull i pashkruar nuk mund të bënte as Ingrit Gjoni. Dhe në kohën në të cilën po jetojmë ku as ushqimi nuk hahet pa u fotografuar më parë, Ingriti ka bërë një video të Paridit i cili po bën detyrat e shtëpisë. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
829 Views