Si të kujdeseni për kërthizën e të porsalindurve
Pas lindjes fëmijës i mbetet dhe një pjesë e kordonit umbilikal. Cili është kujdesi që duhet të tregoni? Më poshtë do të mësoni disa këshilla të vlefshme për ta bërë kordonin të thahet, të bjerë më shpejt dhe pa asnjë rrezik.
- Kur e ndërroni bebin kregoni kujdes me pjesën e kërthizës. Pastrojeni me kujdes në mënyrë që të mos mbetet papastërti.
- Mundohuni që kordini të ajroset më shpesh. Kjo e ndihmon atë të thahet më shpejt.
- Vishini bebes rroba të lirshme në mënyrë që kordoni të mos fërkohet.
- Lëreni kërthizën të bjerë vetë. Më parë përdorej alkooli në temperaturë 90 gradë, ndërsa sot mënyra natyrale është më efikase. Mos u përpiqni të ndyshoni drejtimin e kërthizës sepse kjo mund të sjell dhe probleme.
- Përgjatë kësaj faze, fëmija duhet larë me sfungjer. Mundohuni që kërthiza të mos bjerë shumë në kontakt me ujin. Pasi ajo të bjerë, beben mund ta lani normalisht.
Shenjat që tregojnë se diçka nuk shkon mirë me kërthizën.
- Nëse shihni që kërthiza ka zënë qelb, mban erë të keqe apo është skuqur do të thotë se ajo është infektuar. Duhet të flisni menjëherë me pediatrin.
- Nga kërthiza ndonjëherë mund të dalë dhe gjak, mos u shqetësoni sepse kjo është normale. Por në rastet kur gjakderdhja vazhdon për 5-7 minuta duket të kontaktoni mjekun.
- Kërthiza e patharë mund të shkaktojë skuqje. Mënjanoni me kujdes kordonin dhe me një stilolaps nënvizoni pjesën e skuqur. Qëndroni 30 minuta dhe shiheni përsëri. Në qoftë se skuqja është zhdukur atëherë nuk keni pse të shqetësoheni, por në rast se ajo është akoma e irrituar diçka nuk shkon.
- Gjithashtu kur ajo bie mund të shoqërohet dhe me lëngëzim e enjtje. Konsultohuni me mjekun për t’ju dhënë kurën e duhur.
Kërthiza e bebes është një pjesë shumë e rëndësishme e trupit të fëmijës dhe si pasojë e kësaj kërkon një kujdes të vecantë. Nëpërmjet këshillave të mësipërme do të jeni në gjendje të pikasni çdo shenjë dyshuese tek ajo. Është shumë e rëndësishme të veproni në çastin e duhur për të mos pasur shqetësime të mëtejshme. /Kids’ Time – Përshtati: B. Lica